Çereku i tretë u mbyll me Bashkimin në epërsi ndaj Trepçës.
Bashkimi nuk ndryshoi ritmin që e nisi qysh prej çerekut të dytë, dhe tani rezultati qëndron 63:51, me një pikë që skuadra nikoqire fitoi në 16 sekondat e fundit të këtij çereku.
Lojtari më i mirë i Bashkimit vazhdon të jetë W. Green, e tek Trepça T.Cotton.
Ky ballafaqim i parë i finales elitare të basketbollit kosovar, po transmetohet direkt në kanalin Sport 1, të platformës ArtMotion.
Kujtojmë se për shkak të një incidenti në gjysmëfinale ndaj Pejës, Bashkimi luan sot pa prezencën e tifozëve, si masë ndëshkuese nga Federata e Basketbollit të Kosovës.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.