Sulmuesi i Kombëtares së Belgjikës, Romelu Lukaku ka qenë fytyra kryesore e skuadrës Interit në fitoren ndaj Empolit në udhëtim.
Ai përpos që realizoi dy gola bëri edhe një asistim në fitoren 3:0, përcjell KlanKosova.tv.
Por këtu Lukaku i dha fund edhe një ecurie negative në aspektin individual. Belgu shënoi gol nga loja e hapur në Serie A për herë të parë që nga 13 gushti 2022.
Për herë të fundit 29-vjeçari i kishte shënuar Lecces, plotë 253 ditë më parë.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS.●●●
NSSHKRIMI NGA
Naim Selmani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.