Lajmet e fundit

Mesfushori i Arsenalit, Thomas Partey, ka mohuar zyrtarisht të gjitha akuzat e ngritura ndaj tij, përfshirë atë për përdhunim, ndërsa ndaj tij kanë nisur tashmë procedurat ligjore.
Përmes një deklarate të publikuar nga avokatët e tij, thuhet se Partey ka bashkëpunuar plotësisht me policinë dhe autoritetet përkatëse gjatë një hetimi që ka zgjatur tre vite. Futbollisti ganez tani mirëpret mundësinë për të pastruar emrin e tij në gjykatë.
“Thomas i mohon të gjitha akuzat që janë ngritur ndaj tij. Ai ka bashkëpunuar plotësisht me policinë dhe Prokurorinë e Kurorës gjatë të gjithë hetimit trevjeçar", ka thënë ekipi ligjoir i Parteyt.
"Tani ai mirëpret mundësinë për të pastruar emrin e tij përfundimisht. Meqenëse tashmë kanë nisur procedurat ligjore, klienti im nuk mund të japë komente të mëtejshme,” thuhet në deklaratën e avokatëve të mesfushorit të Arsenalit".