Mesfushori 32-vjeçar, Thomas Partey, është liruar me kusht pas paraqitjes së tij në Gjykatën e Magjistraturës në Westminster, ku u përball me pesë akuza për përdhunim ndaj dy grave dhe një akuzë për sulm seksual ndaj një gruaje të tretë, sipas BBC-së.
Ngjarjet e pretenduara thuhet se kanë ndodhur midis viteve 2021 dhe 2022, në kohën kur Partey ishte pjesë e skuadrës së Arsenalit në Premier League.
Kushtet për këtë masë ia ndalojnë Partey-t t’i kontaktojë ndonjë nga tri gratë e përfshira në çështje, si dhe e detyrojnë atë të njoftojë policinë për çdo ndryshim të përhershëm të adresës ose udhëtim ndërkombëtar.
Avokatja e tij, Jenny Wiltshire, ka deklaruar më herët se Partey “i mohon të gjitha akuzat” dhe se ai “mirëpret mundësinë për të pastruar përfundimisht emrin e tij”.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.