Joseph Parker ka dalë fitues i super meçit të peshave të rënda.
Boksieri nga Zelanda e re mposhti britanezin, Derek Chisora me vendim të gjyqtarëve.
Dy boksierët zhvilluan një ndeshje shumë të mirë por Parker u tregua më i kujdesshëm.
Ai mori një fitore të diskutueshme pikësh në ndeshjen e tyre të parë në maj, por në këtë luftë bëri një fillim të shkëlqyeshëm, me britanikun duke e rrëzuar në raundin e katërt.
Chisora u rrëzua edhe në raundin e shtatë, por tregoi karakter të mirë dhe guxim për të vazhduar.
37 vjeçarit iu numëruan sekondat edhe në të tetën, por arriti në gongun e fundit.
Me tre nokdaun, boksieri nga Zelanda e Re e kishte të qartë se e kishte fituar luftën dhe mori vendimin me avantazhet 115-110, 115-111 dhe 114-112.
Për 29-vjeçarin, ish-kampionin e WBO-së, Parker, kjo ishte një fitore jetike pasi ai kërkon të kthehet në nivelin e titullit botëror.
Por për Chisora, 37 vjeç, është e vështirë të shihet se ku shkon tani, pasi kjo është humbja e 12-të e një karriere me 44 ndeshje, megjithëse ai tregoi shpirt, zemër dhe vendosmëri të jashtëzakonshme për të përfunduar garën.
WHAT A TURN AROUND ??? pic.twitter.com/0XXJKAB7FR
— DAZN Boxing (@DAZNBoxing) December 18, 2021
ANOTHER COUNT FOR CHISORA WHO MAKES IT TO THE BELL ? pic.twitter.com/MDdmj4cvES
— DAZN Boxing (@DAZNBoxing) December 18, 2021
DEREK CHISORA ?? pic.twitter.com/alhtYI7d6r
— DAZN Boxing (@DAZNBoxing) December 18, 2021
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.