Skuadra nga Parisi, PSG, ka mposhtur Liverpoolin edhe në ndeshjen e kthimit në Anfield në kuadër të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve.
Sikurse në ndeshjen e parë në Francë që u mbyll 2-0 për parisienët, edhe në Anfield PSG mposhti "armatën e kuqe" me rezultat të njëjtë, duke kaluar tutje në gjysmëfinale me rezultat të përgjithshëm 4-0.
Liverpooli në pjesën e dytë të ndeshjes tregoi lojë më të mirë, duke rrezikuar disa herë portën mysafire, por që nuk arriti të tundte rrjetën.
E në skenë doli Ousmane Dembele, i cili golin e epërsisë e shënoi në minutën e 72-të, kurse atë të deklasimit për Liverpoolin në të 91-tën.
Parisi pret fituesin e përballjes së nesërme, Bayern – Real Madrid. Ndeshja e parë në Madrid përfundoi 2-1 për bavarezët. /Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.