Tanimë ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes gjysmëfinale të Champions League mes Paris Saint-Germian dhe Bayern Munich.
Pjesa e parë u karakterizua me aksione të zjarrta nga të dyja skuadrat, transmeton Klankosova.tv.
Goli i parë erdhi në minutën e 17-të ku Harry Kane u tregua i saktë nga pika e bardhë e penaltisë.
Ndërsa në minutën e 24-të, Khvicha Kvaratskhelia gjeti golin e barazimit.
Kurse në minutën 33-të, ishte Joao Neves i cili shënoi gol të bukur i cili erdhi nga gjuajtja nga këndi nga Ousmane Dembele.
Megjithatë, gjermanët u treguan të qetë, duke krijuar një aksion të bukur, duke e barazuar rezultatin në minutën e 41-të, me Michael Olise.
Një rast diskutabil për gjyqtarin kryesor të ndeshjes erdhi në minutat e fundit të pjesë së parë.
Pas rishikimit të sistemit VAR, gjyqtari mori vendimin se ishte prekje me dorë e lojtarit të Bayern Munich, duke vendosur që është penalti në favor të parisienëve.
Nga pika e bardhë nuk gaboi Dembele.
Pjesa e parë përfundoi në favor të Paris Saint-Germain me rezultat 3-2. /Klankosova.tv
●●●
KGSHKRIMI NGA
Kasim Gerbeshi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.