Paris Saint-Germain ka shënuar fitore minimale sot në javën e 28-të të Ligue 1, por kaq i ka mjaftuar që t’i sigurojë tri pikë e me të edhe titullin e radhës në Francë.
Desiree Doue shënoi golin e fitores për parisienët dhe kreu punën e titullit për sivjet.
Pas kaq xhirove, PSG-ja ka 74 pikë, 24 më shumë se Monaco-ja në vendin e dytë e që ka një lojë më pak të zhvilluar por që nuk i duhet më në luftën për kampion.
Ky është titulli i 13-të i PSG-në në Francë, i 11-ti në 15 vjetët e fundit, si dhe i katërti me radhë.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.