22:50 - Manchester City ka fituar me rezultat 2:1 kundër Paris Saint Germain.
Të parët në epërsi kaloi PSG-ja me golin e Kylian Mbappe në minutën e 50-të.
Nuk shkuan 12 minuta nga kur Paris Saint Germain kaloi në epërsi me golin e Kylian Mbappe dhe erdhi goli i barazimit.
Në minutën e 62-të për 1:1 shënoi Raheem Sterling.
Manchester City ka kaluar në epërsi ndaj Paris Saint Germain.
Golin e epërsisë për "citizens" e shënoi Gabriel Jesus në minutën e 75-të.
22:34 - Manchester City ka kaluar në epërsi ndaj Paris Saint Germain.
Golin e epërsisë për "citizens" e shënoi Gabriel Jesus në minutën e 75-të.
22:17 - Nuk shkuan 12 minuta nga kur Paris Saint Germain kaloi në epërsi me golin e Kylian Mbappe dhe erdhi goli i barazimit.
Në minutën e 62-të për 1:1 shënoi Raheem Sterling.
22:05 - Kylian Mbappe e ka kaluar në epërsi Paris Saint Germainin kundër Manchester Cityt në "Etihad Stadium".
Mbappe golin e realizoi në minutën e 50-të.
22:00 - Ka nisur pjesa e dytë të ndeshjes kryesore të kësaj xhiroje në Champions.
Në pjesën e parë Manchester City dhe Paris Saint Germain, u ndanë në paqe me rezultat 0:0.
Gjatë pjesës së parë u zhvillua një lojë shumë dinamike, ku dyja ekipet patën disa raste për të shënuar më shumë se një gol.
Të dyja skuadrat luajnë për kualifikim dhe për të marrë vendin e parë.
Dyja ekipeve do t’ju mjaftonte edhe një barazim për të ecur tutje, por varësisht nga epilogu i lojës tjetër.
Nëse Club Brugge nuk e mund Leipzigun, City e PSG-ja mund të shkonin tutje edhe me një barazim.
21:45 - Kanë përfunduar 45 minutat e para të ndeshjes kryesore të kësaj xhiroje në Champions.
City dhe PSG, u ndanë në paqe.
Gjatë pjesës së parë u zhvillua një lojë shumë dinamike, ku dyja ekipet patën disa raste për të shënuar më shumë se një gol.
Të dyja skuadrat luajnë për kualifikim dhe për të marrë vendin e parë.
Dyja ekipeve do t’ju mjaftonte edhe një barazim për të ecur tutje, por varësisht nga epilogu i lojës tjetër.
Nëse Club Brugge nuk e mund Leipzigun, City e PSG-ja mund të shkonin tutje edhe me një barazim.
21:00 -Nis ndeshja Manchester City - Paris Saint Germain
Ka nisur në "Etihad Stadium", ndeshja Manchester City- Paris Saint Germain e cila është krye ndeshja në këtë xhiro në Champions League.
Të dyja skuadrat luajnë për kualifikim dhe për të marrë vendin e parë.
Dyja ekipeve do t’ju mjaftonte edhe një barazim për të ecur tutje, por varësisht nga epilogu i lojës tjetër.
Nëse Club Brugge nuk e mund Leipzigun, City e PSG-ja mund të shkonin tutje edhe me një barazim.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.