Notarja Hana Beiqi, ka pasur një paraqitje të mirë në garën e saj të parë në Lojërat Olimpike "Paris 2024", në 50 metra stil i lirë.
15-vjeçarja është renditur e 43-ta, nga 79 garuese gjithsejtë duke lënë pas vetes 36 garuese.
Ajo e përfundoi garën me kohë 27.34 sekonda.
"Edhe pse nuk theu rekordin e saj, me moshën që ka, Hana është potencial i mirë për të ardhmen, sidomos për LA28", thuhet në njoftimin e Komitetit Olimpik, transmeton Klankosova.tv.
Hana Beiqi u paraqit sot para 17 mijë shikuesve.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.