Portieri i Real Madridit, Thibaut Courtois, aktualisht është portieri më i vlerësuar në treg me 60 milionë euro.
E vlera e tij nuk është aspak e rastësishme.
Ai ishte një “mur” i pathyer sezonin e kaluar në Ligën e Kampionëve dhe ishte njëri prej lojtarëve kryesorë që Real Madridi e fitoi trofeun e 14-të në histori të garës më të fortë në futboll.
Vlerat e tij si portier klasi, Courtois i shpalosi në finalen e madhe të sezonit të kaluar përballë ekipit anglez, Liverpool.
Real Madridi e fitoi atë sfidë kundër gjigantëve anglez, me rezultat minimal 1-0, megjithatë më meritori pa asnjë diskutim ishte gardiani belg.
31-vjeçari bëri nëntë pritje fantastike në finalen e madhe që u mbajt në stadiumin “Stade de France”.
Real Madrid në këtë sezon po lufton fuqishëm edhe për trofeun e 15-të të Champions League, pasi aktualisht është në gjysmëfinale kundër Manchester Cityt.
*Klikoni
KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni
KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe
KËTU për iOS.
●●●
SKSHKRIMI NGA
S K
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.