Britanikëve u është kërkuar të shfrytëzojnë mundësinë e fundit për të marrë një përforcues kundër COVID-19, sepse është paralajmëruar një rritje e rasteve me me këtë virus.
Regjistrimet në spitalet e Britanisë po rriten, me më shumë se 700 pacientë të pranuar në 29 janar, krahasuar me më pak se 500 një javë më parë.
Drejtori i vaksinave të Shërbimit Shëndetësor Kombëtar në Angli, Steve Russell, u bëri thirrje britanikëve për të marrë vaksinën përforëcuese të COVID-19, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv.
"Nëse keni të drejtë për një përforcues, por nuk keni marrë ende dozën tuaj të fundit, ju lutemi bëni këtë. Ne e dimë se një përforcues është mënyra më e mirë për t'u mbrojtjen nga COVID-19, për veten dhe të tjerët", u shpreh ai.
Ndryshe, disa ekspertë paralajmërojnë se variantet e reja të COVID-19, "Kraken" dhe "Orthrus" kanë filluar të përhapen.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.