Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri ende nuk ka arritur ta zgjidhë problemin me skuadrat e vogla.
Fitoret ndaj Veronës dhe Cagliarit me katër gola të shënuar dhe pa pësuar, kishin dhënë shpresë se çështja ishte zgjidhur.
Duke marrë parasysh ecurinë shumë të mirë kundër skuadrave të nivelit të lartë, nëse Milani do të funksiononte edhe kundër ekipeve më pak prestigjioze, sot në krye do të ishin kuqezinjtë.
Lista e hapave të gabuar po zgjatet: Cremonese, Pisa, Parma, Sassuolo dhe tani Genoa.
Njëmbëdhjetë pikë të humbura gjithsej.
Rrethanë rënduese: Përveç takimit me Parmën, të gjitha kanë qenë ndeshje në shtëpi. Shifra e golave të pësuar ndaj skuadrave të vogla është tronditëse: Nga 14 golat e pësuar deri tani në kampionat nga "rossonerët" 13 kanë ardhur nga skuadra që janë në pjesën e poshtme të renditjes.
I vetmi gol i pësuar nga pjesa e lartë e tabelës është ai ndaj Napolit, nga penaltia.
Duke i bashkuar këto pesë ndeshje të lëshuara nga kuqezinjtë, Milani mund të ishte lider me +8 pikë nga Interi.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.