Shtatë planetë do të duken të rreshtuar në qiellin e natës në ditën e fundit të shkurtit në atë që njihet si një paradë planetare.
Kjo ndodh kur disa planetë duken të rreshtuar në qiellin e natës në të njëjtën kohë, transmeton Klankosova.tv.
Ky fenomen, i njohur si “parada planetare”, është një ngjarje e rrallë, dhe do të jetë hera e fundit që shtatë planete mund të shihen njëkohësisht në mënyrë kaq të qartë deri në vitin 2040.
Shansi më i mirë për të parë sa më shumë planete do të jetë menjëherë pas perëndimit të diellit të martën, të mërkurën, të enjten dhe të premten.
Katër planetë – Merkur, Venera, Jupiter dhe Mars – do të jenë të dukshëm me sy të lirë. Saturni do të jetë më i vështirë për tu parë, pasi do të jetë shumë pranë horizontit. Për të parë planetët e tjerë – Uranin dhe Neptunin – do të jetë e nevojshme një teleskop.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.