Ka përfunduar pa gola pjesa e parë në mes Ballkanit dhe Shamrock Rovers në rrethin e tretë kualifikues të Conference League.
Në 45 minutat e para, Ballkani e dominoi në tërësi ndeshjen por që nuk arritën të shënonin.
Posedimi ishte 70 për qind në favor të suharekasve, teksa patën gjashtë goditje në total, ku dy ishin në portë, për dallim nga Shamrock që s’e patë asnjë, njofton Klankosova.tv.
Suharekasit kërkojnë fitoren në “Fadil Vokrri”, në mënyrë që të udhëtojnë më të qetë për në Irlandë.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.