Sulmuesi i RC Strasbourg, Joaquín Panichelli, ka pësuar një lëndim serioz në gju – këputje të ligamentit të kryqëzuar anterior (ACL) – që do ta mbajë jashtë fushave për rreth shtatë muaj.
Ky lloj dëmtimi është ndër më të rëndët në futboll dhe zakonisht kërkon operacion dhe një periudhë të gjatë rehabilitimi, duke e bërë të pamundur rikthimin e shpejtë në fushë.
Si pasojë, Panichelli do të mungojë në FIFA World Cup me Argentinan, një goditje e madhe për sulmin e “Albiceleste”.
Lojtari ishte në formë të mirë këtë sezon dhe po konsiderohej si një alternativë e rëndësishme në repartin ofensiv, por lëmtimi i rëndë e ndal në momentin më të keq të mundshëm. /Klankosova.tvb
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.