Lajmet e fundit

Në sheshin “Zahir Pajaziti” të Prishtinës u bë hapja e Panairit të Qendrave Rinore 2015.
Në këtë panair punën e tyre po e paraqesin 20 Qendra Rinore nga Kosova dhe 12 nga Shqipëria të cilat gjatë dy ditëve të panaiarit do të promovojnë punën e tyre si dhe do të shkëmbejnë përvojat, njofton Klan Kosova.
Të pranishëm ishin përfaqësuesë të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve nga Kosova dhe Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë nga Shqipëria.
Ky panair është rezultat i marrëveshjes mes këtyre dy ministrive përkatëse.