Klubi basketbollistik Trepça ka publikuar një video-përmbledhje nga ndeshja gjysmëfinale me Pejën, duke paraqitur atmosferën e zjarrtë që mbretëroi në palestrën "Minatori" në Mitrovicë.
Trepça e fitoi ndeshjen e dytë kundër Pejës me mund, pasi shkuan dy herë në vazhdime pesëminutëshe, pasi që rezultati nga loja e rregullt ishte 84-84, ndërsa pas pesë minutave vazhdim, sërish nuk u përcaktua fituesi pasi rezultati ishte 95-95. Në pesëminutëshin e dytë, Trepça ia doli ta përfundojë lojën me epërsi, me dy pikë diferencë, me rezultat të përgjithshëm 107-105.
Po ashtu, ajo që u dallua nga kjo ndeshje, ishte atmosfera fantastike që u krijua nga 'Torcidat'.
Ekipit minator tani i duhet edhe një fitore ndaj Pejës për të arritur në finale, njofton Klankosova.tv.
Ndërkohë, dy gjysmëfinalistët e tjerë, Prishtina dhe Ylli, po ashtu po luftojnë për një vend në finale, me këtë të fundit që i ka fituar dy ndeshjet e para.
Më poshtë mund të shihni një përmbledhje të momenteve kryesore nga kjo përballje.
●●●
RSHKRIMI NGA
Ramushi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.