Finalja e Europa League mes Tottenham Hotspur dhe Manchester United pritet të jetë mjaft e zjarrtë në stadiumin “San Mames” të Bilbaos në Spanjë.
Por, "beteja" duket se ka nisur disa orë para ndeshjes dhe atë atë jashtë stadiumit.
Tifozët e të dy klubeve janë përleshur masivisht në qytetin spanjoll Bilbao, njofton mediumi britanik “The Sun”, transmeton Klankosova.tv.
Mijëra tifozë u takuan në qytet dhe aty nisi gjithçka, duke shkëmbyer mes vete shqelma e grushte, por edhe duke e gjuajtur njëri-tjetrin edhe me objekte të forta.
Mbi 70 mijë tifozë të Man United dhe Tottenhamit kanë përfunduar në rrugët e Bilbaos në motin me diell, duke konsumuar me të madhe alkool.
https://www.youtube.com/watch?v=D9vQHeTbcFw
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.