Lajmet e fundit

Një person ka mbetur i vrarë dhe një tjetër i plagosur pas gjuajtjeve me armë zjarri në rrugën “Zahir Pajaziti”, në Podujevë.
Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Ekipi i Klan Kosovës ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka siguruar pamje prej aty, të cilat i keni më poshtë.
Në pamje shihte një veturë e tipit Golf, e cila është e viktimës. Në vendin e ngjarjes akoma janë njësite e policisë./Klankosova.tv