Lajmet e fundit

Në pamje shihet prania e ekipeve përkatëse si dhe sigurimi i perimetrit me shirita sinjalizues.
Sipas burimeve të Klankosova.tv, bëhet fjalë për një person rreth 25-vjeçar, i cili ishte në anije së bashku me gruan e tij dhe fëmijët. Gjithnjë sipas burimeve, gruaja e tij në fillim kishte menduar se ai ishte duke notuar, ndërsa më pas e kuptoi se ai kishte telashe gjatë notimit. Deri më tani, ekipet e FSK-së si dhe Policisë së Kosovës për kërkim-shpëtim ende nuk kanë arritur të gjejnë atë, ndërsa burimet e Klankosova.tv bëjnë të ditur se tani më kanë kaluar rreth 5 orë që nga zhdukja e tij. Sipas Policisë së Kosovës, rreth orës 13:00 është pranuar një informatë se ai ka hyrë në ujë dhe më pas nuk është parë të dalë. Ndërsa Ekipi i Kërkim-Shpëtimit në ujëra i Forcës së Sigurisë së Kosovës do t’i bashkohet operacionit për gjetjen e personit të zhdukur në Liqenin e Batllavës./Klankosova.tv
https://klankosova.tv/personi-i-zhdukur-ne-batllave-dyshohet-te-jete-rreth-25-vjecar-ai-ishte-ne-varke-bashke-me-familje/