Federata e Basketbollit të Kosovës i ka publikuar disa fotografi nga atmosfera e zjarrtë që mbretëroi në palestrën "Minatori" në Mitrovicë, ku Trepça pas një drame e fitoi edhe përballjen e dytë kundër Pejës.
Ndeshja u vendos tek pas vazhdimeve pasi koha e rregullt nuk kreu punë.
Rezultati brenda 40 minutave përfundoi baraz 84:84.
Fituesi nuk u caktua as pas vazhdimeve, ku rezultati ishte 95:95.
Kështu mitrovicasit udhëheqin me rezultat 2:0 përball pejanëve.
Ekipi që arrin tri fitore, kualifikohet në finalen e madhe të këtij edicioni.
Ndeshjet e radhës zhvillohen në “Karagaçi” të Pejës ku pritet një dramë e vërtetë basketbollistike.
Loja Trepça – Peja u transmetua drejpërdrejt në Artmotion.
https://klankosova.tv/drame-ne-minatori-trepca-e-fiton-gjysmefinalen-e-dyte-perball-pejes/
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.