Një ngjarje aspak e mirë ndodhi të premten e kaluar në Bukuresht, në ndeshjen që Kosova e zhvilloi si mysafire e Rumanisë.
Në fakt, "Dardanët" e zhvilluan ndoshta njërën prej ndeshjeve më të mira ndonjëherë duke e dominuar totalisht kundërshtarin.
Por, paraqitja e mirë e skuadrës së Franco Fodës, u la nën hije nga thirrjet e tifozëve rumunë.
"Serbia, Serbia", ishin thirrjet raciste në kor që detyruan kapitenin e Kosovës Amir Rrahmani, të merrte vendimin për t'i tërhequr futbollistët nga fusha.
Klan Kosova ju sjell pamje ekskluzive nga ngjarja.
Aty vërehet edhe një veprim i çuditshëm i referit të takimit, i cili shihet duke biseduar me telefon.
https://www.youtube.com/watch?v=O67mX8RwhWw
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.