Lajmet e fundit

"Kam bërë disa kërkesa ndaj menaxhmentit dhe jemi në procedurë. Si sindikatë jemi drejtuar me kërkesë dhe kemi diskutuar me kryeshefin ekzekutiv dhe ai ka pranuar që të bëhet një ndërhyrje dhe është formuar një komision prej vet menaxhmentit të minierës dhe është mbetë vetëm me u dorëzu kërkesa dhe me u hap tenderi. Kërkesa është bërë para rreth 2 muajve. Gjendja është më e rëndë e tualeteve dhe banjove, janë renovuar para 3-4 viteve", tha ai.Edhe pse sindikata ka alarmuar, menaxhmenti po hesht. Klankosova.tv ka tentuar të kontaktojë edhe me ushtruesin e detyrës së sekretarit të Trepça Sh.A, Arianit Voca, por i njëjti s’ka kthyer përgjigje. Redaksia i është drejtuar edhe ndërmarrjes, për të marrë një prononcim lidhur me këtë rast, por akoma nuk janë deklaruar. /Klankosova.tv