Autoritetet turke të sigurisë kanë arrestuar të paktën 1 mijë e 100 persona në protestat e së dielës mbrëma, që u mbajtën në disa qytete të vendit.
Në mesin e të prangosurve janë edhe 9 gazetarë.
Telashet eskaluan deri në përleshje të demonstruesve me policë.
Protestat u nxitën pas arrestimit të kryetarit të Stambollit, Ekrem Imamogllu.
Ndalimi i tij u bë me urdhër të gjykatës, në lidhje me akuzat për korrupsion.
Opozita dhe protestuesit po thonë se kjo u bë qëllimshëm nga pushteti i presidentit Rexhep tajip Erdogan, pasi ky i fundit i frikësohet Imamogllut, që është paralajmëruar të jetë rivali kryesor i kryetarit aktual, për zgjedhjet e vitit 2028.
Zyrtarët qeveritarë kanë mohuar këto pretendime, duke thënë se vendimi për arrestimin e kryetarit të Stambollit u mor nga një gjykatë e pavarur e shtetit./Klankosova.tv.
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.