Kur kemi hyrë në muajin e fundit të stinorit të rregullt, NBA po vazhdon me spektakël që vjen ekskluzivisht përmes platformës Artmotion për adhuruesit e basketbollit në vendin tonë
Jo vetëm skuadrat që po luftojnë për playoff, por edhe superyjet kanë synim të qartë ndjekjen e çmimit të MVP lojtarit më të mirë, i cili këtë vit duket i paparashikueshëm me shumë kandidatë në top-formë.
Dy prej yjeve më së shumti të lakuar për këtë shpërblim individual do të përballen pak minuta pas mesnate mes tyre për të parë se cili është më i mirë nga ta.
Joel Embiid dhe Philadelphia e tij presin rivalët e Denverit të udhëhequr nga Nikola Jokiçi.
Ndeshjen mes tyre mund ta ndiçni me start nga 00:30 direkt në Art Sport 1 me komentimin e Arbon Flugajt.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.