Aktorja e dashur dhe ikona kulturore Betty White ka vdekur në moshën 99-vjeçare, disa javë para ditëlindjes së saj të 100-të, pasi më 17 janar pritej të festonte një shekull jetë.
"Betty ka pasur një jetë dhe karrierë fantastike dhe ajo ishte një nga njerëzit më pozitivë që njoh. Unë do të imagjinoja se tani është e emocionuar që do të ribashkohet me bashkëshortin e saj të ndjerë) Allen Ludden”, ka thënë agjenti dhe miku i saj i ngushtë Jeff Witjas për CBS News.
Ajo e nisi karrierën e saj televizive shumë herët. Kombinimi i saj i ëmbëlsisë dhe nervozizmit i dha jetë një grupi personazhesh të çuditshëm në shfaqjet nga sitcom "Life With Elizabeth" në fillim të viteve 1950 deri te Rose Nylund në "The Golden Girls" në vitet 1980 deri në "Boston Legal", i cili u shfaq nga 2004 deri në 2008, pëcjell Klankosova.tv
Por ishte viti 2010 që ylli i White shpërtheu si kurrë më parë. Në një reklamë të Snickers që u shfaq premierë gjatë transmetimit televiziv të Super Bowl të atij viti.
Për gjysmën e parë të karrierës së saj, e nderuar përfundimisht nga Rekordet Botërore Guinness si karriera më e gjatë televizive nga një artiste femër, White ishte një prani e rregullt në radio dhe televizion.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.