Lajmet e fundit

Ish-presidenti i Kosovës Behgjet Pacolli, ka reaguar pas vrasjes së policit Afrim Bunjaku dhe plagosjen e një tjetri në fshatin Banjskë të Zveçanit, në veri.
Pacolli tha se ky është një akt terrorist.
"Ngushëllimet e mia familjes Bunjaku, ndërsa policit tonë të lënduar i uroj shërim të shpejtë. Opozitë dhe pozitë, duhet të jemi të gjithë të bashkuar në këto momente!", tha Pacolli.