Sot shënohet Dita Evropiane e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë.
Shoqata e të Drejtave të Pacientëve organizoi tryezë me temën “Siguria e pacientit dhe infeksionet e lidhura me kujdesin shëndetësor”, njofton Klan Kosova.
Në këtë tryezë morën pjesë mbrojtës të këtyre të drejtave, mjekë dhe epidemiolog.
Këtu u tha se në QKUK ka mungesë të kushteve gjë që shpie deri tek infeksionet e edhe mungesë të trajtimit të stafit.
“Investimi në këtë drejtim është parandalimi. Këtë vit Kosova qëndron më mirë në këtë drejtim pasi shteti i Kosovës, përkatësisht ministria e shëndetësisë ka ndarë buxhet në ligjin për infeksionet spitalore”, tha Profesori i Mikrobiologjisë, Lul Raka.
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, anise e konfirmoi pjesëmarrjen nuk ishe pjesë e këtij diskutimi.
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.