Se kush do të përballet me Toronto Raptors në gjysmëfinalen e Konferencës Lindore do ta përcaktojë ndeshja e shtatë në Quicken Loans Arena, ku Cleveland Cavaliers pret Indiana Pacers.
Këta të fundit fituan mbrëmë në shtëpi me një epërsi të thellë prej 34 pikësh, 121-87.
Victor Oladipo u shfaq sërish duke shënuar triple-double prej 28 pikësh, 10 asistimesh e 13 kërcimesh.
Në anën tjetër, te nënkampioni më i miri ishte LeBron James me 22 pikë e shtatë asistime.
https://www.youtube.com/watch?v=tQatPQ_ipGw
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.