Indiana Pacers ka shënuar fitore prej 92:90 ndaj Cleveland Cavaliers për të avancuar 2:1 në serinë e playoffit.
Bojan Bogdanoviq realizoi 30 pikë, mes tyre shtatë tre pikësha, në ngadhënjimin e Pacers.
Në anën tjetër, LeBron James pati double-double prej 28 pikësh e 12 kërcimesh.
Vendësit madje u rikthyen lavdishëm në lojë ndonëse pjesën e parë e kishin përmbyllur me 17 pikë disavantazh.
https://www.youtube.com/watch?v=YFa4yKFvYhY
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.