"Pa šta si ti?"*
“Pa šta si ti?” – pa marre i huej n sh’pi
t’hyn
e një pyetje të poshter bân
''Pa šta si ti?''
– ardhacaku fy’n’
me ta lëndu shpritin
tând!
Te Vardari e Prespë
e dashtun, n’Sharr
e Dri
këtë pyetje gjithku –
o bullgar: “Pa šta si ti?”
serbi ta bân
dhe me ftyrë
t’egërshane pret
përgjegje me i dhânë.
Por ti rueju,
përgjegjës bani lak.
Shtihavu si portugez,
kurd, sirian,
finlandez, zezak,
rom, indian –
Veç bullgar mos thuej se t’merr gjak.
Se për këtë mëkat
kush s’të nget:
Të turpnon
e internon të rrah e vret –
Që te asni tiranë s’i ke pa ma parë.
Fshehe se je bullgar në krahinën më bullgarë;
Se je pasardhës i Samuilit, nip i Paisijit
të Atonit;
fsheh së cilës nâne je
bir,
Në ç’gjuhë këndon
Vardari i turbullt,
i kaltri Dri,
dhe liqenet
dhe pyjet n’Maqedoni!
Mos i përmend betejat për
Lozengradin,
Luleburgasin,
as Bulairin. **
se e trishton:
dyshime të rrezikshme i zgjon
se heronjtë e tyne
vllaznia tu janë.
Hesht! Kurse
në vendin tand
çdo përroskë, shteg,
dushkajë, liqen,
lumë, qafë, mal, han
e dan’
kanë me t’thirrë me zâ n’çdo vend
“Në këto anë
bullgarë janë të
tânë, bullgarë
prej se mbahet mend!”
————————
Përkthyer në shqip nga Anton Pančev & Halil Matoshi
————
*''Pa šta si ti?". ''Pa shta si ti - nga serbishtja– ''Kush/Çfarë je ti?''.
Ivan Vazov shkroi këtë vjershë në prill, 1913 pasi trashëgimtari i Fronit serb Aleksandri І, i dha shuplakë një vajze bullgare në Shkup, që quhej Vaska Zojčeva, e cila pas pyetjes së tij arrogante, i ishte përgjigjur se ''është bullgare''.
**Aluzione për fitoret e ushtrisë bullgare në Luftën e parë Ballkanike kundër forcave osmane në këto qytete.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.