Prishtina dhe Gjilani kanë barazuar 0-0 në ndeshjen e javës së 12-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Ndonëse e nisi kampionatin shumë mirë, ky barazim për Plisat vjen pas humbjes 2-1 nga Llapi në xhiron e kaluar.
Prishtinasit mbeten në krye të tabelës me 26 pikë, tri më shumë se Ballkani që zë të dytin.
Në anën tjetër, Gjilani ende po lufton për mbijetesë pasi zë të nëntin me 12 pikë.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.