Nuk e ka asnjë humbje të vetme!
Megjithatë skuadra e Juventusit është duke u bërë "imazh" i barazimeve në Serie A, pasi në 18 ndeshje të zhvilluara deri tani në edicionin 2024/25, ka vetëm shtatë fitore.
Barazimi i sotëm 2-2 ndaj Fiorentinës, është i 11-ti për "Zonjën e Vjetër", që ka mbetur 9 pikë prapa kreut, të cilin e ndajnë Atalanta dhe Napoli me nga 41 pikë të grumbulluara, raporton Klankosova.tv.
Ndonëse është ekipi i vetëm që askush nuk e ka mundur në Serie A, barazimet e shumta kanë bërë që t'i vështirësohet gara për titull.
32 pikë sa ka Juventus, i ka grumbulluar edhe kundërshtari i tyre i sotëm, Fiorentina, kurse Lazio e vendit të katërt, ka tri më shumë.
Inter aktualisht zë vendin e tretë, me 40 pikë, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.
●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.