Lajmet e fundit

Nga Shoqata e Kosovës për kërkim-shpëtim është bërë e ditur për Klankosova.tv se kërkimet kanë vazhduar deri në orët e hershme të mëngjesit, rreth orës 03:30, me angazhimin e ekipeve në terren, dronëve dhe motorëve.
78-vjeçari, banor i lagjes “Bregu i Diellit”, vuan nga demenca dhe është parë për herë të fundit rreth orës 08:00 të së enjtes.
Familjarët kanë bërë thirrje për ndihmë, duke kërkuar që çdo person që ka informacion për vendndodhjen e tij të kontaktojë në numrin +383 44 737 900./Klankosova.tv