Sulmuesi i Victor Osimhen ka pranuar se në të ardhmen do t’i pëlqente të luante për Juventusin, pak ditë para ndeshjes së kthimit të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve në Allianz Stadium.
Ai kujtoi interesimin e mëhershëm të bardhezinjve, duke e quajtur klubin “të madh dhe plot histori”, ndërsa theksoi se “90% e futbollistëve do të donin të luanin për Juventusin”.
Osimhen megjithatë nuk e sheh si të sigurt epërsinë 5-2 që Galatasaray mori në ndeshjen e parë, duke thënë se ekipi i tij synon të përsërisë paraqitjen e Stambollit dhe të vulosë kualifikimin në Torino.
“Nuk do të jetë një ndeshje e lehtë, veçanërisht për ta, por ne duam të fitojmë”, tha ai. /Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.