Lajmet e fundit

Pos saj ishte edhe aktorja Glenn Close, e cila në Oscars është nominuar tetë herë dhe asnjëherë nuk ka fituar, këtë vit ajo është e nominuar për kategorinë Aktorja më e mirë me filmin "Hillbilly Elegy".
Para gazetarëve ajo sonte ka folur për rolin e saj në këtë film që bazohet në ngjarje të vërtetë "MamaW është një grua që ka pozicion udhëheqës e cila e mbajti familjen e saj, ajo mundohet që nipi i saj të ketë një shans të mirë që ajo nuk e kishte", ka thënë aktorja.
Edhe regjisori i filmi korean Minari, Lee Isaac Chung, ka kaluar në tepihun e kuq, pos tij edhe kasti i aktorëve kanë mbërri.
Ai para mediave ka thënë se skenari i filmit të tij është i vërtetë dhe shumë i sinqertë.
"Unë me të vërtetë e doja sesi ishte pa kompromis i sinqertë, dhe i sigurt në vetvete dhe me të vërtetë e shijova atë. E vërteta dhe besimi: ky është çelësi i suksesit njerëz", ka thënë Chung.
Aktorja e nominuar në kategorinë "Aktorja më e mirë", Viola Davis, është njëra nga më të preferuarat për ta fituar këtë kategori, ajo në këtë mbrëmje ka të veshur një fustan ngjyrë të bardhë dhe me atë e mori vëmendjen e të gjithë në tepihun e kuq.
Në tepihun e kuq kaluan edhe persona të tjerë të famshëm siç janë: Paul Raci, Daniel Kaluuya, Leslie Odom Jr., Carey Mulligan, Garrett Bradley, Regina King, H.E.R., Zendaya, Margot Robbie, Rese Witherson, Halle Berry, Laura Dern, Sergio Chamy, Maite Alberdi,Angela Basset, Maria Bakalova dhe shumë yje të tjerë, shkruan BBC, The Variety, transmeton Klan Kosova.
[caption id="attachment_1469511" align="alignleft" width="1000"]
(AP Photo/Chris Pizzello, Pool)[/caption]
[caption id="attachment_1469512" align="alignleft" width="1000"]
(AP Photo/Chris Pizzello, Pool)[/caption]
[caption id="attachment_1469513" align="alignleft" width="1000"]
(AP Photo/Chris Pizzello, Pool)[/caption]
[caption id="attachment_1469514" align="alignleft" width="1000"]
(AP Photo/Chris Pizzello, Pool)[/caption]
[caption id="attachment_1469515" align="alignleft" width="1000"]
(AP Photo/Chris Pizzello, Pool)[/caption]
[caption id="attachment_1469517" align="alignleft" width="1000"]
(AP Photo/Chris Pizzello, Pool)[/caption]