Edicioni i 93-të i ceremonisë së ndarjes së Çmimeve “Oscars 2021” do të jetë më ndryshe sa i përket formës së organizmit.
Elementet kryesore të ceremonisë do të vijnë nga Los Angeles, si zakonisht. Ngjarja do të ndahet në dy vendet e kahershme, Teatri Dolby dhe Union Station.
Pos këtyre, Oscars do të mbahet edhe jashtë kufijve të Amerikës, Festivali i Filmit London BFI do të shërbejë si qendër për ndarjen e çmimeve për të nominuarit nga Britania e Madhe si dhe një skenë tjëtër do të jetë në Paris të Francës për të nominuarit francezë.
Të nominuarve për Oskar u është thënë që të përpiqen të shmangin paraqitjen përmes platformave virtuale siç është Zoom.
Organizatorët e shfaqjes thanë se kanë bërë përpjekje të madhe për të pasë një ceremoni të sigurt dhe të këndshme për pjesëmarrësit, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.