22.01.2019 · përditësuar para 2725 dite1 min lexim
Akademia e Arteve dhe e Shkencave në Shtetet e Bashkuara do të zbulojë sot nominimet për çmimet Oscar 2019.
Nominimet do të shpallen në Teatrin Samuel Goldwyn në Beverlli Hills të Kalifornisë.
Por derisa 24 shkurti po afron, kjo Akademi ende mbetet pa një nikoqir të ceremonisë së ndarjes së çmimeve Oscars 2019-të, njofton Klan Kosova.
Neil Patrick Harris, Hugh Jackman, David Letterman, Seth MacFarlane, e përjetuan nga një herë detyrën e nikoqirit të kësaj ceremonie, por në një gjendje të tillë pa një mikpritës ka mbetur kjo ngjarje këtë vit ka mbetur për shak se Kevin Hart, hoqi dorë nga kjo pozitë të cilën kohë më parë ia besuan.
Ai njoftoi më 11 janar të këtij viti se për shkak të disa postimeve qesharake në Twitter, i pamundësohet udhëheqja e ceremonisë së ndarjes së çmimeve Oscars 2019-të më 24 shkurt, njofton Klan Kosova.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
KK
SHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.