Ansambli i Muzikës Kamertale “Pirolo” në Gjakovë, është krijuar në vitin 2014 për t’iu hapur mundësi të rinjve të këtij qyteti që e duan e ndjekin muzikën klasike, të promovohen.
Ndërsa që nga koha kur e krijuan ansamblin me fondacionin nga Baseli i Zvicrës, ata kanë mbajtur më shumë se 40 koncerte në Kosovë e po ashtu në Zvicër e Francë.
Kurse për sezonin vjeshtor, orkestra kamertale ka planifikuar të udhëtojë në Shqipëri dhe në Mal të Zi, gjegjësisht në qytetin e Shkodrës më datë 29 shtator dhe Ulqinit më datë 30 shtator për të vazhduar më tutje në Prishtinë dhe Gjakovë dhe duke shikuar mundësinë e realizimit të këtij koncerti në Maqedoni respektivisht në Shkup, Tetovë dhe Ohër.
Këtij koncerti këtë herë i bashkëngjiten edhe instrumentistët nga Zvicra, Ola Sendecki, violinë dhe Lukas Raaflaub, violonçel dhe ndërsa koncerti mbështetet nga Fondacioni Pirolo, GjakovaBasel dhe Ambasada Zvicerane në Kosovë.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.