Orkestra e Filharmonisë së Kosovës në bashkëpunim me Chopin Piano Fest Prishtina e mbyll muajin me një koncert me vepra nga Tchaikovsky.
Dirigjenti sllovak Peter Valentovič do të drejtojë koncertin, në të cilin do të interpretohet koncerti numër një për piano dhe orkestër i Chopin-it, me soliste pianisten e mirënjohur ndërkombëtarisht, Sofya Gulyak, transmeton klankosova.tv.
Ndërkaq, në pjesën e dytë të mbrëmjes do të interpretohet Simfonia numër gjashtë e Tchaikovskyt.
Koncerti do të mbahet më 30 maj 2025, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë, duke filluar nga ora 19:30.

●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.