Në nderim të veprës se profoesorit Gani Hoxha, Qendra e gjuhës dhe kulturës italiane Dante, organizon mbrëmjen kulturore “Gjuha italiane në Kosovë”.
Në këtë manifestim do të prezentohen veprat autoriale dhe përkthimet e prof.Hoxha, i cili krahas punës 40 vjeçare në Universitetin e Prishtinës, ku ligjëroi gjuhën italiane, botoi vepra origjinale, përkthime nga italishtja, përkthime nga serbo-kroatishtja, fjalor italisht-shqip dhe shqip-italisht me nga 25.000 fjalë dhe botime të tjera në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni.
Përveç punës në fakultet, veprave të botuara dhe punës 14 vjeçare si redaktor i emisioneve informative në Radio Prishtinë, Hoxha ka shkruar edhe mbi 100 artikuj rreth gabimeve gjuhësore.
Kjo është ngjarja e parë e organizuar nga qendra Dante, transmeton Klan Kosova.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.