Në Rugovë janë duke u zhvilluar garat në mundje, por në stilin rugovian.
Kjo olimpiadë e Rugovës tërhoqi edhe adhurues të lojërave tradicionale nga mbarë trevat shqiptare.
“Rugova 2016” është organizim që mbahet për të 24-tën herë radhazi , e që ka për qëllim shfaqjen e kulturave dhe traditave të anës së Rugovës.
Këtë organizim që tashmë është bërë traditë në rajonin e Pejës , e mbështeti edhe kryetari Gazmend Muhaxheri.
Në këtë aktivitet që përveç sportit pati shumë edhe këngë e valle fituesit u shpërblyen me medalje.
Kronikë nga Rejhane Selimi
●●●
Shpërndaje këtë artikull
A
SHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.