Në Muzeun e Mitrovicës, sonte nga ora 19:00, mbahet koncerti madhështor me “Orchestra of Campania” me dirigjentin e mirënjohur italian, Leonardo Quadrini.
E organizuar nga Akademia Ndërkombëtare e Pianos në Ballkan, në këtë koncert marrin pjesë: Federica D’Antonino - soprano, Orsolla Russo mezzo-soprano, Giuseppe Maiorano - tenor, dhe Guiseppse Montanaro – bass, me ç’rast do të interpretohen veprat e kompozitor austriak Sigismond Thalberg, një nga pianistët virtuozë më të shquar të shekullit të 19-të.
Koncerti zhvillohet në kuadër të Mitrovica Piano Fest dhe përkrahet nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Mitrovicë. /Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.