Në një natë të mbushur me yje me plotë shkëlqim dhe magjepsje, filmi biografik i njohur i Christopher Nolan, "Oppenheimer", doli si fituesi kryesor në në Golden Globes të 81-të, duke siguruar pesë fitore, duke përfshirë edhe "Dramën më të Mirë".
"Oppenheimer" fitoi regjisorin më të mirë për Nolan, aktorin më të mirë të dramës me Cillian Murphy, aktorin më të mirë dytësor me Robert Downey Jr. dhe muzikën më të mirë origjinale për kompozitorin suedez Ludëig Göransson.
Nolan kur doli ta pranojë çmimin në skenë tha se për këtë film është bërë një punë e jashtëzakonshme nga një ekip i madh.
"Si regjisorë, ne bashkojmë njerëzit dhe përpiqemi t'i bëjmë ata të japin më të mirën e tyre", ka thënë Nolan.
"Oppenheimer" është nominuar për tetë kategori në Golden Globes, shkruan Variety, transmeton Klankosova.tv.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.