Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka bërë të ditur se më 17 maj do të jepet premiera e operës “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, kryezot i Arbërit”.
Sipas njoftimit, kjo premierë është kompozuar nga Vasil Tole, dhe me libret e kompozitorit mbi tekstin e shkrimtarit Fan S. Noli.
“Orkestra dhe Kori i Filharmonisë së Kosovës në bashkëpunim me Korin e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit në Tiranë (Shqipëri) në drejtimin e mjeshtrit Sieva Borzak (Itali) do të interpretojnë këtë vepër të përmasave të mëdha për publikun e Prishtinës. Koncerti fillon nga ora 20:00 në AMC Hall (Rr. Cërriku, Mazgit – Magjistralja Prishtinë – Mitrovicë)”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.
*Klikoni
KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni
KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe
KËTU për iOS
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.