Trajneri i Crystal Palace, Olivier Glasner, është zgjedhur trajneri më i mirë në Premier Ligë për muajin shtator.
Austriaku udhëheq me një skuadër modeste krahas gjigantëve të ligës elitare angleze, por gjatë muajit të shkuar arriti ta mbajë klubin e tij të pamposhtur.
Gjatë atij muaji padyshim spikat fitorja ndaj kampionit në fuqi të Anglisë, Liverpoolit, të cilëve ua shkaktoi humbjen e parë këtë sezon.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.