Arsenal ka kompletuar transferimin e Olivia Smith nga Liverpool, duke vendosur një rekord të ri në futbollin e femrave.
Lajmi i nënshkrimit të 20-vjeçares u bë publik këtë muaj, me një marrëveshje që thuhet të ketë arritur në shifrën e pabesueshme prej £1 milion (rreth $1.3 milion) - tarifa më e lartë e paguar ndonjëherë në futbollin e femrave, transmeton klankosova.tv.
Ky transferim kalon rekordin e mëparshëm, i vendosur nga Chelsea në janar me blerjen e mbrojtëses së USWNT, Naomi Girma, për £890,000 ($1.1 milion në atë kohë).
"Është një privilegj dhe një nder", tha Smith për mediat e klubit''.
"Çdo gjë që ka arritur Arsenal është kaq e madhe, dhe për mua që tani të bëhem pjesë e kësaj, jam shumë e ngazëllyer''.
"Mendoj se gjithmonë është një vendim i vështirë të bësh një ndryshim, por në fund të ditës, gjithmonë dua të rritem, dhe kjo ka qenë filozofia ime gjatë gjithë karrierës time që kur isha e re''.
''Dua të gjej mënyra të reja për t'u rritur, të mësoj nga trajnerë të ndryshëm, të mësoj nga bashkëlojtarët e mi".
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.