Lajmet e fundit

Skiatorja Kiana Kryeziu sot do të paraqitet për herë të dytë në Lojërat Olimpike Dimërore Milano–Cortina 2026.
Kryeziu do të garojë në disiplinën e skijimit alpin, me fillim nga ora 10:00. Gara do të transmetohet drejtpërdrejt në RTK.
Synimi i sportistes është ta përfaqësojë denjësisht Kosovën në skenën më të madhe të sporteve dimërore.
Në paraqitjen e saj të parë olimpike, Kiana Kryeziu nuk arriti të shënojë rezultat pozitiv, pasi doli nga shtegu gjatë garës.