Ka filluar zyrtarisht ceremonia e dorëzimit të flamurit për ekipin e Kosovës, që do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike Paris 2024.
Aty pjesë po marrin edhe presidentja Vjosa Osmani, dhe kryeministrin Albin Kurti, raporton Klan Kosova.
Të pranishëm janë edhe figura të ndryshme nga sporti, si dhe ambasadorë të shteteve të ndryshme në Kosovë.
Osmani në një postim në X, tha se ka vizituar Komitetin Olimpik të Kosovës dhe udhëheqjen e saj. Ajo u shpreh e kënaqur për këtë.
“Përkushtimi dhe puna e tyre e palodhshme është përtej lavdërimit! Atletët, trajnerët dhe federatat tona po japin gjithçka në përgatitjen për Olimpiadën Paris 2024 , gati për të arritur madhështinë!”, shtoi presidentja.
https://www.youtube.com/watch?v=6cnamkqr9Gg
●●●
EISHKRIMI NGA
Ermir Istrefi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.